“Kosova, më e fortë se Serbia”/ Ish-ylli shqiptaro-kroat, Ardian Kozniku e pohon në Kroaci
Nuk ka kufi për ëndrrat.
Kosova jeton momentin e madh të futbollit të saj, dhe ekipi I saj përfaqësues është tashmë në plej ofin e Botërorit.
Hera e parë që është arritur kaq lart, vetëm 9 vjet pas njohjes zyrtare nga FIFA e UEFA, ndërsa nga Kroacia vjen një kompliment I madh.
Ish-futbollisti I shquar shqiptaro-kroat, Ardian Kozniku, deklaron për “Jutarnji Listin” e Zagrebit se “dardanët” në këtë moment janë më lart se disa skuadra të njohura të Ballkanit, si Serbia apo Sllovenia.
Kozniku, dikur lojtar I kombëtares kroate, pret që Kosova t’i kalojë këta rivalë edhe në renditjen e FIFA-s ku ka arritur rekordin pikërisht këtë të mërkurë, vendin e 80-të në botë.
Sipas 58-vjeçarit të lindur në Gjakovë, dhe që veshi fanelën kroate dhe atë të Kosovës, ekipi I sotëm I trajnerit Foda I kujton kombëtaren e Kroacisë që mori pjesë në Kupën e Botës në vitin 1998.
Atëherë, me Koznikun si pjesë të vetën edhe pse nuk luajti, Kroacia bëri një debutim të jashtëzakonshëm në Francë duke arritur deri në gjysmëfinale e duke fituar medaljet e bronzit.
Ndoshta, është ky edhe një nënkuptim për “dardanët” e sotëm.
Personazhi tepër I dashur për tifozët kroatë, thotë se elementi më I fortë I Kosovës është uniteti, edhe pse ka yje si Rrahmanin, Muriqin, Zhegrovën apo Asllanin.
Po ashtu, Kozniku tregon një thënie të ish-trajnerit të Shqipërisë, kroatit të ndjerë Josip Kuzhe, që shprehej se “shqiptarët nuk ke nevojë t’i motivosh, pasi ata janë vetë të motivuar kur luajnë për kombëtaren”.
Shpresa është që Shqipëria dhe Kosova të kenë sukses në plej of dhe të shkojnë që të dyja në Botëror.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

