LIVE/ Të gjithë sytë në Zurich. Shorti i play off për “Botërorin 2026”, Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët
schedule12:36 – 20 Nëntor, 2025
Festa ka përfunduar dhe sot nis një sfidë e re. Shqipëria, por edhe Kosova, do të mësojnë rivalin e play off për në Kupën e Botës.
Në Zyrih të Zvicrës do të hidhet shorti i gjysmëfinaleve dhe finaleve, për të përcaktuar më pas se kush do të shkojë vitin e ardhshëm në turneun e madh në Amerikën e Veriut.
Rivalët tanë të mundshëm dihen që pas përfundimit të eliminatoreve. Ata janë Polonia, Uellsi, Çekia dhe Sllovakia, që bëjnë pjesë në Vazon e Dytë, ndërsa Shqipëria është në Vazon e Tretë.
Të njëjtët rivalë të mundshëm ka edhe Kosova që gjithashtu është në vazon e tretë.
Gjithsesi, shorti nuk mbaron me kaq, sepse do të përcaktohen edhe çiftet e mundshme në finale. Shqipëria dhe Kosova do të dinë gjithçka, pra në ndeshjen e fundit nëse fitojnë të parën, mund të kenë përballë edhe një Itali, Danimarkë, Turqi apo Suedi.
Të dyja ekipet përfaqësuese u kualifikuan për në plej of duke dalë në vendin e dytë në grupet e tyre përkatëse, Shqipëria në Grupin K duke lënë pas Serbinë, Letoninë dhe Andorrën, e Kosova në Grupin B duke lënë prapa Slloveninë e Suedinë./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!



