“Rrezik sigurie për shkak të milicisë të armatosur”/ SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Venezuela
Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Venezuelë që të largohen nga vendi “menjëherë”.
“Situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme”, tha departamenti, një javë pas kapjes së udhëheqësit venezuelian Nicolas Maduro.
“Tani që fluturimet ndërkombëtare kanë rifilluar, qytetarët amerikanë duhet të largohen menjëherë nga vendi”, thuhet në njoftim, duke paralajmëruar kundër milicive të armatosura të quajtura “colectivos” të cilat kontrollojnë makinat për amerikanë ose prova që qytetarë mbështetjesin SHBA-në.
© BalkanWeb