Një çmenduri e vërtetë në minutat shtesë, 3 gola të shënuar. Barcelona dhe Real Madrid dhurojnë spektakël, nuk ka fitues në pjesën e parë (video)
11 Janar 2026
20:46
Telesport
Në Jeddah të Arabisë Saudite po luhet finalja e Superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Real Madridit. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 2-2, pas një çmednurie të vërtetë në minutat shtesë. “El Clasico” u zhbllokua në minutën e 36-të, nga Raphinha.
Pasi mori një top nga Fermin Lopez, braziliani depërtoi bukur në zonë dhe mposhti Thibaut Courtois. Që nga fillimi i sezonit 2024/25 deri më tani, Raphinha ka shënuar 48 gola plus ka dhënë 26 asiste në 83 ndeshje.
Barazimi i madrilenëve do të vinte në minutat shtesë, ku Vinicius Junior lë pas thatësirën dhe gjen golin pas 19 ndeshjesh. Një gol shumë i bukur i brazilianit, i cili pasi iu dha një leksion të mirë mbrojtësve të Barcelonës, mposhti Joan Garcia. Katalanasit nuk u demoralizuan aspak dhe gjetën direkt golin e avantazhit me Robert Leëandoëski, i cili shënoi pas një asisti të mrekullueshëm të Pedrit.
Kur pritej vërshëllima e arbitrit, Real Madrid barazoi shifrat 2-2 me Gonzalo Garcia. Pas një topi të nisur nga goditja e këndit dhe fillimisht goditja e Dean Hujisen ndalet në traversë, Gonzalo Garcia tregohet i vëmendshëm dhe dërgon topin në rrjetë. Tre gola të shënaur në shtesë, pjesa e parë mbyllet 2-2.