Dell ringjall markën XPS të laptopëve
Në CES 2026 Dell solli disa lajme të cilat u pritën mirë nga fansat e saj: marka XPS do të jetojë. Kompania prezantoi XPS 14 dhe XPS 16 me një dizajn më praktik sesa modelet e kaluara.
Vitin e kaluar Dell vendosi të eliminojë çdo brend kompjuterësh përfshirë linjën ikonike XPS dhe i zëvendësoi ato me një skemë më të thjeshtuar emërtimi.
Ishte një lëvizje e cila duhej ta bënte më të lehtë për njerëzit të zgjedhin mes brendeve të shumta po në realitet e bëri çdo gjë më konfuze për ta.
Në CES 2026 Dell solli disa lajme të cilat u pritën mirë nga fansat e saj: marka XPS do të jetojë. Kompania prezantoi XPS 14 dhe XPS 16 me një dizajn më praktik sesa modelet e kaluara.
Një rresht i ri i butonave të funksionit është shtuar mbi butonat tradicional në vend të butonave kapacitive që zhdukeshin në dritën e diellit. Gjithashtu kompania ka vendosur të ruajë atë trackpadin e padukshëm por në skajet e saj shfaqej një kufi që i ndihmon përdoruesit të kuptojnë se ku fillon dhe ku mbaron.
Me pak fjalë Dell ka zgjidhur shumicën e ankesave të përdoruesve me linjën XPS. laptopët fuqizohen nga procesorët Panther Lake Core Ultra Series 3 nga Intel dhe përfshijnë ekranet OLED.
XPS 14 dhe XPS 16 do të jenë në shitje prej datës 6 Janar për 2050 dhe 2,200 dollarë respektivisht. /PCWorld Albanian