Në kafaz pas 2 vitesh e gjysmë, “luanesha” Nunes: Kam një plan për t’u rikthyer sërish kampione
13 Janar 2026
11:36
Telesport
E tërhequr nga kafazi që nga qershori i vitit 2023, “luanesha” braziliane Amanda Nunes do të rikthehet në aksion më 24 janar në eventin UFC-324. Ajo do të provojë të rimarrë titullin e peshës “bantamweight” (pesha deri 62kg) kundër ish-partneres së saj të stërvitjes dhe kampiones aktuale, amerikanes Kayla Harrison.
E konsideruar nga shumë si “goat” e MMA-së për femra, Amanda e di se do të përballet me një Harrison shumë të ndryshëm nga koha kur stërviteshin së bashku. Për këtë arsye, braziliania garanton se i është përkushtuar me zell stërvitjes gjatë katër muajve të fundit.
“Kanë kaluar dy vjet që kur kam dalë në pension dhe pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar në Divizion. Praktikisht, vetëm kampionia ka ndryshuar“, tha Nunes në një intervistë, që foli për rutinën e stërvitjes dhe jetën personale.
Ajo po stërvitet me ish-trajnerin e saj Din Thomas, i cili është i rëndësishëm në sukseset e Nunes: “Din e analizon rivalen dhe sfidën në detaje. Kokë, vithe, këmbë. Kemi 4 muaj së bashku që analizojmë çdo gjë”.
“Kur Kayla është në zonën e saj të rehatisë, ajo është shumë e mirë në atë që bën. Ne kemi një plan loje që ta detyrojmë rivalen të gabojë dhe ta nxjerrim atë nga zona e saj e rehatisë. Objektivi është rikthimi kampione e botës”, deklaroi Nunes.