PAMJE/ Detaje nga arratisja në Durrës, polici i burgjeve ndjek Altin Ndocin dhe qëllon në ajër
Detaje të reja janë zbuluar nga arratisja e Altin Ndocit ditën e sotme nga spitali rajonal i Durrësit.
Mësohet se pas largimit të tij një prej policëve të burgjeve e ka ndjekur Ndocin, duke qëlluar edhe një herë në ajër.
Megjithatë i paraburgosuri ka arritur të largohet, ndërsa besohet se ai është pritur nga një automjet Audi, me të cilin më pas është larguar drejt zonës së Spitallës.
© BalkanWeb