Një gabim në zbritjen e parë e penalizon, Lara Colturi renditet e teta në sllallomin e Flachau
14 Janar 2026
8:25
Telesport
Në pistën austriake të Flachau u zhvillua gara e radhës së Kupës së Botës për femra në ski, ajo e sllallomit. Në pistë për ngjyrat kuqezi zbriti skiatorja Lara Colturi, që e mbylli garën në vendin e tetë pas dy zbritjeve.
Në zbritjen e parë, Colturi bëri një gabim në mesin e garës, duke u renditur në vendin e 16-të me kohën 58”88. Në zbritjen e dytë ajo bën një paraqitje shumë të mirë, duke dhënë kohën 63”77 dhe fituar disa pozicione.
Kështu, me kohën e përgjithshme 1’52”65, skiatorja kuqezi u rendit në vendin e tetë, duke rikuperuar ndjeshëm dhe treguar një formë të mirë. Këtë sezon, deri më tani Colturi ka arritur të sigurojë 4 podiume në garat e Kupës së Botës.