Partitë Popullore Europiane urojnë 28 Nëntorin: Gëzuar Pavarësinë dhe Ditën e Flamurit, Shqipëri
Partitë Popullore Europiane kanë uruar Partinë Demokratike dhe të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Në një postim në faqen zyrtare të PPE-së, ata përcjellin mesazhin festiv për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit.
‘Gëzuar 28 Nëntorin! Gëzuar Pavarësinë dhe Ditën e Flamurit, Shqipëri”, thuhet në urimin që shoqëron videon e publikuar në faqen zyrtare të Partisë Popullore Europiane në Facebook.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb