Interi shpallet Kampione Dimri, Chivu: “Na mungoi energjia sot por grupi meritonte fitoren, golat ne i shënojmë kurse të tjerët…”
15 Janar 2026
0:02
Telesport
Duke vuajtur per te gjetur golin, megjithatë Interit i ka mjaftuar një shkëndijë duke fituar 1-0 ndaj Lecces në ndeshjen e mbetur të javës së 16-të në Serie A, duke siguruar tri pikë shumë të rëndësishme dhe duke u shkëputur i vetëm në krye të tabelës me 46 pikë. Skuadra zikaltër u shpall edhe kampione dimri pasi diferenca me Milanin e vendit te dyte eshte ne +6 dhe edhe nese fitojne kuqezinjte nuk e arrijne dot.
Ndeshja në San Siro ishte me skenarin: Interi luan dhe Lecce mbrohet por skuadra e Chivu hasi vështirësi për ta thyer mbrojtjen e organizuar të vendasve.
Rastet nuk munguan, sidomos në pjesën e parë, ku Nicolo Barella dhe Ange-Yoan Bonny u ndalën nga portieri Wladimiro Falcone, ndërsa një penallti e akorduar fillimisht për zikaltërit u anulua pas rishikimit në VAR, duke shkaktuar protesta nga lojtarët e Interit.
Në pjesën e dytë, trajneri Cristian Chivu ndërhyri me disa zëvendësime për t’i dhënë më shumë freski lojës. Presioni i Interit u shtua, por Lecce rrezikoi në disa momente, sidomos me Antonino Gallo, i cili u ndal nga një pritje vendimtare e Yann Sommer.
Momenti vendimtar i ndeshjes erdhi në minutën e 78-të. Pas një aksioni të vazhdueshëm në zonë, Francesco Pio Esposito ishte më i shpejti për të reaguar ndaj topit të kthyer dhe e dërgoi në rrjetë për golin e fitores 1-0. Pak çaste më vonë, Lautaro Martinez pati një tjetër rast, por Falcone reagoi sërish mirë.
Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 46 pikëve dhe shkëputet në krye të Serie A, pasi Milani si i dyti ka gjashtë pikë më pak
33
Trajneri Chivu goli pas ndeshjes: “Ishte e vështirë të fitonim për shkak të mungesës së energjisë. Nuk kishim asnjë, mund ta kuptoje nga qetësimi dhe prekjet përfundimtare.
U përpoqëm në çdo mënyrë të gjenim energji. Jemi me fat që kemi lojtarë që i kuptojnë momentet e lojës. Frattesi është një shembull, ai luajti shumë mirë. Gjithashtu Pio, Bonny, Barella. Të gjithë u përpoqën të jepnin kontributin e tyre. Grupi e meriton fitoren.
Pio shënoi sot dhe po punon për të tjerët. Jemi shumë të kënaqur me atë që po bën ai. Jemi në shifra dyshifrore duke menduar për atë që krijojmë. Ndoshta duhet t’u bëni disa pyetje të tjerëve në lidhje me golat”.