Merz kritika ndaj kryeministrit hungarez: Orban po shkon në Moskë pa mandat nga BE
Kancelari gjerman Friedrich Merz kritikoi sot vizitën e kryeministrit hungarez Viktor Orbon në Moskë. Merz kujtoi se sulmet ajrore ruse u intensifikuan pas vizitës së fundit të Orbánit në Moskë, në korrik 2024, pak pasi Hungaria kishte marrë presidencën e Bashkimit Evropian.
“Ajo vizitë, në atë periudhë, nuk ishte vetëm e pasuksesshme,” tha Merz gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin slloven Robert Golob në Berlin.
“Pak ditë pas saj, u kryen disa nga sulmet më të rënda nga ushtria ruse, përfshirë goditje ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë.”
Ai shton se Orban shkoi në Rusi pa mandat dhe asnjë koridinim nga rradhët e BE-së.
“Shpresoj që këtë herë të mos shohim një reagim të ngjashëm nga Rusia. Por ai po shkon pa mandatin e BE-së dhe pa asnjë koordinim me ne,” shtoi Merz.
Golob foli edhe më drejtpërdrejt: “Kam frikë se Viktor Orban nuk po luan më për ekipin e Europës prej kohësh.”
“Ne nuk presim asnjë përfitim apo rezultat pozitiv nga kjo vizitë,” shtoi ai, duke theksuar se Orban po vepron para së gjithash në interes të tij.
Lideri hungarez pritet të zhvillojë bisedime në Kremlin me presidentin rus Vladimir Putin për furnizimin me energji dhe për luftën në Ukrainë, konfirmoi ai para nisjes nga Budapesti drejt Moskës.
Putini dhe Orbani kanë zhvilluar vazhdimisht bisedime të drejtpërdrejta, edhe pas nisjes së luftës së Rusisë kundër Ukrainës, gjë që ka nxitur vazhdimisht kritika brenda Bashkimit Evropian.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb