Zelensky: Së shpejti bisedime me SHBA-në për propozimet e paqes për Ukrainën
Presidenti ukrainas Volodymir Zelenksy ka deklaruar se së shpejti pritet të zhvillojë bisedime me SHBA, lidhur me propozimet e paqes për Ukrainës.
Zelensky ka theksuar se zyrtarë të lartë ukrainas që përfaqësojnë ushtrinë, Ministrinë e Jashtme dhe shërbimet e Inteligjencës, do të marrin pjesë në bisedimet ku do të diskutohet për negociata dhe për planet për t’i dhënë fund luftës.
“Rusia dëshiron vërtet që Ukraina të bëjë gabime , nuk do të ketë gabime nga ana jonë. Puna jonë vazhdon. Lufta jonë vazhdon. Nuk kemi të drejtë të mos ndërmarrim veprime, nuk kemi të drejtë të tërhiqemi ose të mos pajtohemi. Nëse humbasim unitetin, rrezikojmë të humbasim gjithçka: veten, Ukrainën, të ardhmen tonë. Duhet të bashkohemi, të durojmë. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Nuk do të kemi një Ukrainë tjetër. Ne po e mbrojmë Ukrainën, tha mes të tjerash ai.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb