Carrick nis punën si trajner me lajme të mira, dy “përfcorcime” vijnë nga Kupa e Kombeve të Afrikës
15 Janar 2026
10:47
Telesport
Michael Carrick ka nisur të mërkurën nga puna si trajner i Manchester United, gati 10 ditë pas shkarkimit të Rubën Amorim. Ish-legjenda e “djajve të kuq” ka zhvilluar seancën e parë stërvitore.
Dhe, menjëherë kanë mbërritur lajme të mirë. Edhe futbollistët Bryan Mbeumo e Amad Diallo morën pjesë në seancën e parë stërvitore të trajnerit të ri Michael Carrick në Carrington.
Dy lojtarët nuk kanë luajtur në gjashtë ndeshjet e fundit të Manchester United, pasi kanë qenë me kombëtaret e tyre gjatë Kupës së Kombeve të Afrikës. Si kamerunasi Mbeumo ashtu edhe Ama me Bregun e Fildishtë, u eliminuan në çerekfinale.
Dy përforcime të rëndësishme për “djajtë e kuq”, që vijnë nga një moment aspak i mirë, pasi u eliminuan edhe nga Kupa. Në turneun afrikan ndodhet ende Noussair Mazraoui, në gjysmëfinale me Marokun.