Abissnet Superiore: Teuta dhe Dinamo bëjnë “paqe” në “Niko Dovana”. Vora befason Partizanin në fund
15 Janar 2026
19:00
Telesport
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit në Abissnet Superiore për javën e 19-të. Në “Niko Dovana”, u luajt sfida kryesore e kësaj jave mes Teutës dhe Dinamos, që përfundoi në barazim pa gola.
Ndryshe nga sa pritej, duke ditur objektivat e të dy ekipeve, ishte një ndeshje pa shumë raste konkrete dhe e mërzitshme ëpr tifozët dhe shikuesit. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, 0-0. Teuta e mbylli takimin me një lojtar më pak, pasi Blerim Kotobelli u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në shtesë.
Më herët në “Arenën e Demave”, Partizani u mposht 0-1 nga Vora në derbin e vogël të kryeqytetit. Vendimtar goli i Dario Dakës në minutën e 90-të, për të cilin u desh edhe konfirmimi i VAR, për ta quajtur të rregullt.