Barcelona vuan shumë, por në fund ia del. Bën detyrën dhe shkon në çerekfinalen e Kupës së Mbretit (video)
15 Janar 2026
23:07
Telesport
Barcelona ka vuajtur shumë në transfetën ndaj Racing Santander, ku fitoi 0-2, e vlefshme për Kupën e Mbretit. Katalanasit e nisën takimin duke lënë në stol disa emra me peshë si Raphinha apo Pedri.
Pjesa e parë e takimit ishte disi e mërzitshme pas shumë raste, u mbyll 0-0. Sfida u zhbllokua në minutën e 66-të, ku pas një asisti fantastik të Fermin Lopez, ishte Ferran Torres, ai që dërgoi topin në rrjetë. SHIHGOLIN
Në minutat shtesë ishte Lamine Yamal që vulosi fitoren 0-2 për Barcelonën dhe kualifikimin në çerekfinale. Në ndeshjen tjetër që u luajt po sot, Valencia fitoi 0-2 në transfertën ndaj Burgos.
8 ekipet çerekfinaliste për Kupën e Mbretit në Spanjë janë:
Alaves
Albacete
Betis
Athletic Bilbao
Atletico Madrid
Osasuna
Barcelona
Valencia