Më shumë se 600 persona evakuohen urgjentisht nga rezervati më i madh në Afrikën e Jugut
Më shumë se 600 persona u evakuuan urgjentisht nga Parku Kombëtar Kruger, rezervati më i madh i kafshëve të egra në Afrikën e Jugut, më 15 janar, pasi përmbytjet kërcënuan sigurinë e pushuesve.
“631 persona, përfshirë 67 fëmijë, u evakuuan gjatë ditës”, tha administrata. Njerëzit u evakuuan nga tetë vendbanime pranë lumenjve të përmbytur. Nuk pati të lënduar.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë vazhduar për javën e dytë në Afrikën e Jugut lindore, ku ndodhet rezervati. Si rezultat, lumenj të shumtë në këtë pjesë të vendit kanë dalë nga shtrati, duke përmbytur zona dhe rrugë të mëdha.
Mungesa e ushqimit ka filluar të ndihet në disa zona për shkak të ndalimit të transportit. Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, vizitoi zonat më të prekura më 15 janar dhe urdhëroi masa urgjente për t’i ofruar ndihmë popullsisë.
© BalkanWeb