Oklahoma dhe Detroit udhëheqin dy Konferencat, humbasin Lakers, Miami e Phoenix
16 Janar 2026
8:21
Telesport
Fitorja e 35-të sezonale për Oklahoma, skuadra më e mirë edhe këtë sezon në NBA, që sot mundi 111-91 Houston jashtë fushe. Shai e mbylli me 20 pikë, por vendimtar stoli i Thunder, nga ku erdhën 49 pikë. Pa probleme fiton Dallas, që mundi 144-122 Utah Jazz, ndeshje ku u dallua Thompson me 26 pikë.
Zhgënjejnë Lakers, që në fushën e tyre u mundën 135-117 nga Charlotte, duke pësuar humbjen e 15-të sezonale. LaMelo Ball me 30 pikë ishte më i miri për miqtë (Doncic 39 pikë për Lakers). Fiton edhe Golden State, që mposhti 126-113 New York, ku diferencën e Butler me 32 pikë.
San Antonio mbetet forca e dytë në Perëndim, duke mposhtur sot 119-101 Milwaukee (Wembanyama 22 pikë). Jashtë fushe triumfon Boston, që mundi 119-114 Miami, ndeshje ku u dallua Simons me 39 pikë. Detroit mbetet lider në Lindje, duke mposhtur 108-105 Phoenix (42 pikë nga lojtarët e stolit).
NBA-Rezultatet e sotme
Orlando – Memphis, 118-111
Detroit – Phoenix, 108-105
Houston – Oklahoma, 91-111
Miami – Boston, 114-119
San Antonio – Milwaukee, 119-101
Dallas – Utah Jazz, 144-122
Golden State – New York, 126-113
Portland – Atlanta, 117-101
Lakers – Charlotte, 117-135