Rama mblodhi sot grupin e PS: Evidentuam sfidat dhe vendosëm piketat për 2026!
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar ku ka bërë një përmbledhje të punëve dhe sfidave me të cilat grupi është përballur në sesionin e shkuar.
Ai ka deklaruar se janë vendosur disa piketa të përbashkët, kur puna që e pret qeverinë gjatë 2026 është e veçantë, për shkak të futjes së vendit tonë në negociata intensive me BE-në.
“Duke u përpjekur që bashkë të bëjmë një përmbledhje të punës dhe të sfidave që grupi i ri ka hasur në sesionin e mëparshëm që ishte edhe sesioni i parë i kësaj legjislature dhe nga ana tjetër për të vendosur disa piketa të përbashkëta në kushtet kur puna që kemi përpara është shumë e veçantë për shkak të futjes së Shqipërisë në fazën intensive të negociatave në BE dhe për shkak të domosdoshmërisë që në një hark kohor të shkurtër prej 2 vitesh Shqipëria të përmbushë të gjitha kushtet për të mbyllur negociatat e anëtarësimit, sikundër e kemi të qartë nga plani që kemi në tryezë”, tha Rama.
© BalkanWeb