Vlora sërish pa ujë të pijshëm. Ujësjellësi paralajmëron ndërprerje të furnizimit, shkak punimet në rrjet. Ja zonat që preken
Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve paralajmëron sërish probleme me furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës.
Në njoftimin e publikuar nga ky institucion bëhet me dije se këtë të premte prej orës 8 të mëngjesit deri në deri në orën 18:00 do të stakohet Stacioni Nr. 4. Shkak për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm janë bërë punimet në rrjetin ujësjellës.
Për rrjedhojë, pjesa e Vlorës që furnizohet nga depoja e qytetit nuk do të furnizohet me ujë gjatë orëve të pasdites, ndërsa në orarin e mëngjesit furnizimi do të vijojë normalisht.
Pak javë më parë, Vlora u përball me një problematikë madhore, ku për shkak të një avarie në rrjet qyteti mbeti 6 ditë pa ujë të pijshëm, Asokohe qytetarët dolën masivisht në protestë, gjë që nxiti edhe reagimin e menjëhershëm të institucioneve shtetërore, që mundësuan edhe riparimin e defektit.
© BalkanWeb