Më shumë se dyfishim rroge, Interi është gati “ta blindojë” Espositon. Kontratë deri më 2031
16 Janar 2026
12:32
Alfred Lleshi
Francesco Pio Esposito është gati të bëhet protagonist me Interin dhe kombëtaren italiane, duke ndjekur ëndrrat e mëdha: titullin me zikaltrit dhe thirrjen në Botëror. Pas shpërthimit të sezonit të fundit, 2026 shihet si viti i konsolidimit për talentin nga Castellammare di Stabia, për të cilin shumë klube kanë interes.
Edhe pse Premier League po e ndjekin me kujdes, Interi me Marotta dhe Ausilio e konsiderojnë Espositon një aset për t’u mbrojtur. Kontakti i parë për rinovimin është tashmë i nisur dhe në pranverë pritet të finalizohet kontrata deri më 2031 me agjentin Mario Giuffredi.
Rinovimi do të përfshijë një rritje të rëndësishme ekonomike: nga 1,1 milionë euro plus bonuse në vit, paga mund të shkojë afër 2.5 milionë euro, me mundësi për rritje të mëtejshme bazuar në performancë. Golat e tij të rëndësishëm tregojnë personalitetin e një 20-vjeçari që përballon presionin e një klubi si Interi dhe lë gjurmë edhe te kombëtarja, ku Gattuso ka besim të madh tek ai.