“Depolitizimi i administratës duhet të marrë fund”/Balla ftesë opozitës: Të gatshëm të bashkëpunojmë për çështje me rëndësi
Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla u shpreh se depolitizimi i plotë i administratës duhet të marrë fund.
Në fjalën e tij, ai po ashtu theksoi se çdo anëtar duhet të ketë një pjesëmarrje të rregull dhe se komisionet e përhershme të kthehen në instrumente për qytetarët.
Balla i dërgoi një mesazh opozitës, duke theksuar: “Opozita të mos humbë kohë me revolucione apo me shtrimin e tapetit të humbjes së radhës. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ta për çështje më të rëndësishme.”
Ai bëri të ditur edhe planin për zgjedhjet e ardhshme: “Në një nga të dielat më 15 prill dhe 15 maj, Shqipëria do të mbajë zgjedhjet vendore. Presidenti do të dekretojë edhe datën e zgjedhjeve vendore në 2027. Deri në të enjten e fundit të korrikut, duhet të kemi finalizuar komisionin e reformës zgjedhore. Depolitizimi i administratës duhet të përfundojë, dhe është e nevojshme që rezultatet e zgjedhjeve të shpallen sa më shpejt.
Ambicja jonë përfshin një reformë thelbësore, që parashikon edhe zvogëlimin e numrit të deputetëve në 121 në Kuvendin e Shqipërisë. Zgjedhjet vendore të 2027 do të zhvillohen sipas ndarjes së re territoriale. Fokus kryesor mbetet integrimi në BE, dhe komisioni duhet të punojë me intensitet. Dua të bëj të qartë se formula e bashkë-drejtimit të komisionit dhe komisionit të posaçëm është miratuar me dakordësi, dhe nuk do të presim as një minutë për të ecur përpara me këto reforma.
Nga e hëna, 19 janar, deri në të enjten e fundit të vitit 2026, duhet të fillojë dhe të përfundojë miratimi i ligjit organik për funksionimin e plotë të Kuvendit. Nuk dua ofiqe për deputetët, por statuse për të kryer punën siç u ka hije. Kuvendi dhe komisionet e përhershme duhet të jenë instrument për qytetarët, për të kuptuar të vërtetat”, tha ai.
© BalkanWeb