“Do të ishte e hatashme”/ Hetimi i vjedhjes së dosjeve në SPAK nisi nga një ves familjar për të spiunuar! Bisedat mes Zambak Gjonit dhe Agim Ismailajt: Po hetohet Ulsi Manja nga SPAK?
Janë publikuar detaje nga dosja e vjedhjes së dosjeve hetimore të SPAK-ut. Hetimet kanë nisur si pasojë e një zakoni familjar të një gazetari për të spiunuar miqtë dhe bashkëpunëtorët, por edhe nga një sforcim në kujfitë e qesharakes së SPAK-ut për të sajuar grupin kriminal, me qëllim për të mbajtur dosjen, pasi ndryshe çështja duhet të kalonte në kompetencë të Prokurorisë së Tiranës.
Dosjet e SPAK-ut për Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, Klod Allajbeun etj., janë hakeruar nga Arnold Rrokaj, pa dyshim një veprim i dënueshëm. Më pas, Rrokaj ia ka dhënë mikut të tij Zambak Gjoni, ish drejtor i burgut të Vlorës. Nga ana e tij, Gjoni ua ka nisur materialet hetimore të SPAK miqve të tij përmes platformës Whatsap, përfshirë edhe disa gazetarë.
Njëri prej gazetarëve, me disa spiunë në familje, nuk ka pasur as kureshtjen për të lexuar dosjet hetimore, por ka informuar menjëherë ish kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin, duke spiunuar shokun e tij prej 20 vitesh, i cili i kishte nisur dosjet. Jo vetëm kaq, por në 12 mars 2015, sapo Zambak Gjoni i ka nisur materialet e hakeruara hetimore, gazetari spiun ka çuar edhe telefonin tek Altin Dumani, i cili ka vepruar menjëherë duke regjistruar procedim penal, ku përfshin veprën penale ‘grup i struktuar kriminal’.
Ndërkaq, grupi kriminal nuk mund të jetë i tillë me dy persona, Zambak Gjonin dhe Alnord Rrokajn. Në këtë kushte, është dashur domosdoshmërit gjetja edhe një personi të tretë për të formuar grupin! SPAK është vënë në kërkim të personit të tretë, duke gjetur ish drejtorin e Burgjeve, Agim Ismailajn. Ky i fundit mund të akuzohet për afera me tendera dhe shume vepra të tjera penale, por vetëm për grup kriminal, në këtë rast, nuk mund të akuzohet.
Çfarë ka bërë Agim Ismailaj?
Zambak Gjoni dhe Ismailaj ishin miq. Gjoni i ka dërguar dosjet e hakeruara Agim Ismailajt, i cili e ka pyetur Gjonin nëse SPAK kishte ndonjë hetim edhe për Ulsi Manjën, asokohe ministër Drejtësie.
Në komunikimin e bërë në whatsapp në datën 18 shkurt të vitit 2025, Zambak Gjoni i dërgon dokumentin word me titull “bisedat Arben me Mirel” Mirel me Damian” duke i shkruar më tej “SmS e kthyer nga tel i Arben Ahmetajt”. Dhe Agim Ismaili i përgjigjet: hahahaha pse ça ka?
Në vazhdim Gjoni i dërgon mesazhin: “do e hajë edhe Gjiknuri më duket” duke e shoqëruar me dokumentin me titull ‘informacion mbi ecurinë Damian”.
Në një komunikim të datës 19 shkurt, Zambak Gjoni i thotë Ismailit se i kishte kërkuar hakerit Rrokaj që të shihte nëse SPAK po hetonte gjë për Ulsi Manjën. Ismaili i përgjigjet me mesazhin “aaaa do të ishte e hatashme”. Kaq ka mjaftuar që SPAK t’a bëjë Ismailin grup kriminal për të formuar grupin e sajuar, me qëllim që dosja të mos shkonte për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës./Prapaskena
© BalkanWeb