Pë*dhunoi vajzën shqiptare, Robinhos i reduktohet dënimi me burg në Brazil
17 Janar 2026
8:03
Alfred Lleshi
Robinho, ish-futbollisti i Real Madridit (2005–2008), po vuante një dënim prej 9 vitesh burg, dënuar në Itali, për përdhunimin në grup të një vajze të re shqiptare. Kjo e ndodhur më 2013, ndërsa dënimi final për të u dha më 2022. Tani, tribunali i Sao Paulo ka miratuar kërkesën për reduktim të dënimit me 160 ditë.
Kështu, Robinho, 41 vjeç, që do ta përfundonte dënimin në mars 2033, mund të dalë nga burgu në fund të vitit 2032. Ai është aktualisht në Qendrën e Reinserimit të Limeira (SP), Sao Paulo, Brazil.
Mbrojtja e tij kërkoi përditësimin e reduktimit më 7 janar. Robinho ishte më parë në burgun e njohur si “burgu i të famshmëve” që nga marsi 2024. Reduktimi i dënimit erdhi për shkak të punës dhe studimeve gjatë burgut.
Avokati Mário Rossi Vale deklaroi: “Reduktimi i dënimit të Robinho nuk është një përfitim i jashtëzakonshëm, por njohje ligjore e 160 ditëve remision, përmes studimit dhe punës gjatë dënimit, sipas Ligjit të Ekzekutimit Penal”. Qendra e Reinserimit të Limeira pranon persona pa precedentë penalë, me dënime nën 10 vite dhe pa lidhje me banda kriminale.