Aksidenti tek Ura e Dajlanit/ Drejtonte automjetin ku humbi jetën 18-vjeçarja, lihet në burg Arbër Xhaxhaj
Arbër Xhaxhaj, drejtuesi i automjetit i cili u aksidentua dy ditë më parë tek Ura e Dajlanit, ku humbi jetën një 18-vjeçare, u la nën masën e sigurisë “Arrest me burg” nga gjykata.
Sipas policisë, 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë, automjeti është përplasur me barrierat anësore të urës dhe ka rënë nga ajo.
Kujtojmë se nga aksidenti i shkaktuar nga 26-vjeçari mbeti po ashtu edhe vetë ai i plagosur si edhe 2 këmbësorë.
© BalkanWeb