Shpërthime të forta në dy anije cisterna që transportonin naftë ruse, nuk raportohet për të lënduar
Shpërthime të forta kanë ndodhur në dy anije cisterna që transportonin naftë ruse. Të dy anijet cisterna, ishin pranë brigjeve të Turqisë në Detin e Zi.
Sipas mediave ndërkombëtare, anijet ishin sanksionuar nga BE dhe Britania e Madhe, ndërsa njëra nga BE dhe SHBA dhe duket se kanë qenë të palëvizshme në Detin e Zi për pjesën më të madhe të madhe të vitit 2025.
Nga shpërthimet nuk raportohet për të lënduar, ndërsa ende nuk dihet shkaqet që sollën shpërthimet. Autoritetet po hetojnë për të zbardhur ngjarjen dhe mësuar nëse ky ishte një sulm i qëllimshëm, apo aksidentale.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb