E rëndë në Himarë/ Fadroma godet punëtorin në kantierin e ndërtimit, humb jetën 45-vjeçari
Një ngjarje e rëndë e rëndë ka ndodhur në fshatin Palasë të Himarës, pasditen e kësaj të shtune.
E. P., 26 vjeç, gjatë punës brenda kantierit, duke kryer manovra me mjetin fadromë, ka aksidentuar K. H., 45 vjeç, punëtor po në atë kantier.
K. H., si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.
Himarë/Informacion paraprak
Sot, në një kantier ndërtimi, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë punës brenda kantierit, duke kryer manovra me mjetin fadrom, ka aksidentuar shtetasin K. H., 45 vjeç, punëtor po në atë kantier. Shtetasi K. H., si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë është bërë menjëherë shoqërimi i shtetasit E. P., për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
© BalkanWeb