Mbyllet faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, ja 4 ekipet që avancojnë në gjysmëfinalet play off
17 Janar 2026
17:41
Telesport
Janë luajtur takimet e raundit të gjashtë dhe të fundit të fazës së grupeve të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, duke përcaktuar edhe katër ekipet gjysmëfinaliste. Dy ekipet e para të secilit grup kanë avancvuar më tej.
Në Grupin A, ekipi i Pogradecit e mbylli në krye, i pamposhtur deri më tani, duke mundur 3-0 Partizanin në shtëpinë e tij (25-14, 25.11, 25-19). Po 3-0 fiton edhe Skënderbeu i vendit të dytë, që në Farkë mposhti 3-0 Korabin (25-13, 25-15, 25-13).
Në Grupin B, skuadra e Tiranës mposhti 3-0 në Durrës rivalet e Teutës (25-16, 25-22, 25-12) dhe u klasifikua në vendin e parë. Një biletë në gjysmëfinale, duke u renditur i dyti, siguroi edhe Dinamo, që mposhti 3-0 (25-7, 25-13, 25-15) Vllazninë.
Femra-Grupi A, java e 6-të
Pogradeci – Partizani, 3-0
Korabi – Skënderbeu, 0-3
Renditja: Pogradeci 19 pikë, Skënderbeu 12 pikë, Partizani 6 pikë, Korabi 0 pikë.
Femra-Grupi B, java e 6-të
Dinamo – Vllaznia, 3-0
Teuta – Tirana, 0-3
Renditja: Tirana 18 pikë, Dinamo 9 pikë, Teuta 6 pikë, Vllaznia 3 pikë.