FOTO/ “Nuk pranojmë më justifikime dhe gënjeshtra, vetëm dorëheqje”, parullat pikante në protestën e Lapajt dhe aktivistëve të “Shqipëria Bëhet”
Protesta e aktivistëve të partisë “Shqipëria Bëhet” para sheshit të Kryeministrisë u shoqërua me parulla kundër qeverisë.
“Kryeministri paska frikë, se e pret burgu në Amerikë”, ishte njëra prej tyre, ndërsa “Jam hajdute e rangut të parë, kë e kap nuk del e gjallë”, i drejtohej zv/kryeministres Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK.
Disa nga pankartat
“Një njeri mund ta gënjejë një tjetër për njëfarë kohe, një kryeministër mund ta gënjejë një popull për njëfarë kohe, por s’mund ta gënjejë për gjithë jetën”
“Kryeministri paska frikë, se e pret burgu në Amerikë”
“Kur qytetarët ngrihen, regjimet bien”
“Jam hajdute e rangut të parë, kë e kap nuk del e gjallë”
“Nuk pranojmë më justifikime dhe gënjeshtra, vetëm dorëheqje”
“Nuk heshtim, nuk kemi frikë, nuk kthehemi pas”
“Hajnat po vjedhin çdo ditë të ardhmen e fëmijëve tanë, ngrihu o popull tregojua vendin”
© BalkanWeb