Superliga-Femra/ Tirana fiton derbin me Partizanin dhe qëndron e vetme në vendin e dytë
17 Janar 2026
20:06
Telesport
Tirana në basketboll për femra fitoi sot 86-78 ndaj Partizanit në derbin kryeqytetas luajtur në “Fahrie Hoti”. Një ndeshje e ekuilibruar dhe emocione deri në sekondat e fundit të saj.
Ndeshja nisi më mirë për vajzat bardheblu, që kanë epërsi në pjesën e parë, ku udhëheqin 49-42. Gjithsesi, në gjysmën e dytë është Partizani që ngre nivelin e tij të lojës, duke rikuperuar, madje del në epërsi 65-64.
Loja bëhet dramatike në periodën e fundit, ku herë udhëheq njëri ekip e herë tjetri. Në fund, Tirana është më e kujdesshme dhe e saktë, duke fituar 86-78. Baughman me 22 pikë, Qosja me 21 e Daleba me 20 pikë u dalluan për bardheblutë.
Superliga-Femra, java e 12-të
Tirana – Partizani, 86-78
Flamurtari – Studenti, 18 janar
Vllaznia (pushim)
Renditja: Flamurtari 16 pikë, Tirana 15 pikë, Partizani 14 pikë, Studenti 9 pikë, Vllaznia 9 pikë,