Besëlidhja shkatërron Partizanin, Tirana triumfon në Fier, fitojnë edhe Pogradeci e Teuta
17 Janar 2026
20:57
Telesport
Janë luajtur disa nga takimet e javës së 13-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Besëlidhja kampione mbetet ende e pathyeshme, duke fituar sot thellë 142-46 ndaj Partizanit, një fitore me gati 100 pikë. 8 lojtarë të ekipit lezhjan realizuan mbi 10 pikë (Poëell me 25 pikë më i miri).
Pas kohës shtesë dhe pas një loje spektakolare, Pogradeci mundi 113-111 Elbasanin në fushën e tij. Të dyja ekipet dhuruan një ndeshje emocionuese, vendosur në sekondat e fundit. Për Pogradecin u dallua Graznan me 32 pikë, ndërsa 33 pikët e Juelfs për miqtë mbetën për statistikë.
Jashtë fushe fiton Tirana, që mundi 99-73 ekipin e Fieri Basket. Një ndeshje ku bardheblutë u shkëputën që në pjesën e parë dhe më pas administruan avantazhin. Ëilliams me 26 pikë e 14 rebound u dallua për Tiranën, duke u bërë të pavlefshme 27 pikët e Brando për fierakët.
Fiton edhe ekipi i Teutës, që ngjitet përkohësisht në katërshe. Durrsakët mposhtën 111-87 Kamza Basket, ndeshjen thuajse e vendosur që në periodën e parë. Memcaj realizoi 33 pikë përt Teutën, mbështetur edhe nga Gorea me 23 pikë e Poëers me 20 pikë.
Superliga-Meshkuj, java e 13-të
Fieri Basket – Tirana, 73-99
Besëlidhja – Partizani, 142-46
Pogradeci – Elbasani, 113-111
Teuta – Kamza Basket, 111-87
Apolonia – Skënderbeu, 18 janar
Flamurtari – Vllaznia, 18 janar
Renditja: Besëlidhja 24 pikë, Tirana 23 pikë, Apolonia 20 pikë, Teuta 20 pikë, Vllaznia 19 pikë, Kamza Basket 18 pikë, Skënderbeu 16 pikë, Elbasani 15 pikë, Fieri Basket 15 pikë, Partizani 14 pikë, Pogradeci 14 pikë, Flamurtari 12 pikë.