Kriptiovalutat në pikiatë/ Eksperti: Në mënyrë të vazhdueshme tregu ka pasur luhatje, investitorët të pasigurt!
Sondazh
Loading …
schedule20:18 – 28 Nëntor, 2025
Tregu i kriptovalutave po përjeton sërish luhatje të ndjeshme, një fenomen i njohur për investitorët, por që vijon të gjenerojë pasiguri. I ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, eksperti i tregjeve të kriptovalutave, Rezart Lahi, theksoi se këto luhatje janë pjesë e natyrshme e cikleve të tregut, duke shtuar se ndikimi i bitcoin vazhdon të reflektohet edhe te kriptomonedhat e tjera.
Sipas Lahit, mbifrymimi i investimeve në Inteligjencën Artificiale dhe frika mes investitorëve po ushqejnë një atmosferë paqëndrueshmërie, ku paniku shpesh çon në tërheqje të menjëhershme të fondeve. Megjithatë, ai nënvizoi se historikisht, në periudha afatgjata, tregu ka treguar tendencë rritjeje edhe pse pa asnjë rregull të përcaktuar.
“Në mënyrë të vazhdueshme tregu ka pasur luhatja të kriptovalutave, siç thuhet rëndomë po nuk ra, nuk ra rritje. Qasja te bitcoin është edhe efekti te kriptomonedhat e tjera. Gjatë rrugëtimit të një dekade e gjysmë, kjo është edhe pjesa kryesore ka qenë shumë e ndikueshme më parë nga teknologjia. Shumë investitorë e kanë mbifryrë investimin tek Inteligjenca Artificiale dhe investitorët e bitcoin janë të frikësuar në vetvete.
Kjo luhatje vjen edhe nga pasiguria. Ka investitorë të cilët sapo kanë hedhur disa para, në momentin që i zvogëlohen ato para, patjetër që i kap paniku dhe i tërheqin menjëherë. Zakonisht në një kohë afatgjatë ka pasur rritje, por nuk ka një rregull të përcaktuar”, tha eksperti./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!
Të ngjashme