Tarifat e Trump zemërojnë Britaninë e Madhe, Starmer: Hap krejtësisht i gabuar, do bisedojmë me administratën amerikane
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar planet për të “goditur” Mbretërinë e Bashkuar, Danimarkën dhe vendet e tjera europiane me një tarifë prej 10% për “çdo mall” të eksportuar në SHBA duke filluar nga 1 shkurti.
Trump thotë se tarifat do të mbeten në fuqi derisa “të arrihet një marrëveshje për blerjen e plotë dhe totale të Grenlandës” nga ana e SHBA.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, i cili u shpreh se kërcënimi i Presidentit Trump për të aplikuar tarifa mbi Grenlandën është “krejtësisht i gabuar”.
Starmer thotë se Mbretëria e Bashkuar do ta ndjekë çështjen dhe do të bisedojë me administratën amerikane dhe shton se pozicioni i Groenlandës është “një çështje që u takon groenlandezëve dhe danezëve”.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Loekke Rasmussen, thotë se kërcënimi i Trump është “një surprizë”, pasi vjen disa ditë pas një “takimi konstruktiv” midis zyrtarëve danezë dhe amerikanë.
© BalkanWeb