Abissnet Superiore: “Paqe” në derbin e vogël të kryeqytetit, Partizani fiton në frymën e fundit ndaj Teutës
19 Janar 2026
18:57
Telesport
Sot mbyllet java e 20-të në Abissnet Superiore. Në sfidën e luajtur në “Arenën e Demave”, e cila përfundoi pak më parë, Partizani fitoi 2-1 ndaj Teutës. Për të kuqtë shënoi Rrok Toma në pjesën e parë, pas një topi të gjatë që mori nga mbrojtja. Durrësakët barazuan në minutën e 80-të me Artan Jazxhi, i cili shënoi me kokë pas një krosimi në zonë.
Megjithatë, të kuqtë nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e fitores me Diego Contreras në minutën e 90+3′. Pas kësaj fitoreje, Partizani ngjitet në vendin e pestë me 26 pikë, aq sa ka edhe Teuta e vendit të gjatë, por të kuqtë kanë golavarazh më të mirë.
Më herët, po sot, u luajt edhe sfida mes Vorës dhe Tiranës, edhe aty barazim 1-1. Golat u shënuan në pjesën e dytë. Ndong shënoi fillimisht për bardheblutë, ndërsa Adeloye barazoi për vendasit në minutën e 80-të. Vora mbetet në vendin e shtatë me 23 pikë, Tirana në fund me 14 pikë.
Sfida përmbyllëse është ajo mes Dinamos dhe Vllaznisë, e cila nis në orën 19:30.