Oklahoma dominon renditjen në NBA, fitore jashtë fushe për Bucks, Dallas dhe Phoenix
20 Janar 2026
9:10
Telesport
Kampionët e Oklahoma vazhdojnë të dominojnë në NBA, duke fituar sot 136-104 ndaj Cleveland jashtë fushe. Shai me 30 pikë e Holmgren me 28 pikë u dalluan për miqtë. Jashtë fushe fiton edhe Milwaukee, që në sekondat e fundit mundi 112-110 Atlanta, me Antetokounmpo që realizoi 21 pikë e 17 rebound.
Fitore në “frymën e fundit” korri edhe Detroit, që mundi 104-103 Boston, dy skuadra rivale për titull në Lindje. Harris realizoi 25 pikë e Pistons, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Brown për miqtë. Dallas, falë 26 pikëve të Max Christie, mundi 114-97 New York.
Pa probleme fiton Golden State, që falë 66 pikëve të ardhura nga lojtarët e stolit mundi 135-112 Miami. San Antonio bën detyrën ndaj Utah Jazz, duke fituar 123-110, sfidë ku u dallua Wembanyama me 33 pikë e 10 rebound. Ekipi i Phoenix mundi 126-117 Brooklyn, me Brroks që realizoi 27 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Atlanta – Milwaukee, 110-112
Cleveland – Oklahoma, 104-136
Washington – Clippers, 106-110
New York – Dallas, 97-114
San Antonio – Utah Jazz, 123-110
Philadelphia – Indiana, 113-104
Brooklyn – Phoenix, 117-126
Detroit – Boston, 104-103
Golden State – Miami, 135-112