Buffon beson te sfida e Spallettit: Në Cagliari, ndeshje e pashpjegueshme. Shoh një Juve ndryshe
20 Janar 2026
8:45
Alfred Lleshi
Ish-portieri Gigi Buffon shprehet besimplotë për rrugën e re të Juventusit: “Me Spalletti shoh diçka të rëndësishme. Në Cagliari ishte një ndeshje e pashpjegueshme, por pashë një Juve me qasje që nuk shihej prej kohësh. Dua të besoj se është vendosur tulla e parë për t’u kthyer protagonistë”.
Më pas foli për garën në krye të Serie A: “Është një kampionat i këndshëm; dueli Inter-Napoli është reklamë e bukur dhe ka një luftë të fortë për titullin”. Buffon, si shef delegacioni i Italisë, prek edhe “play off”-in vendimtar të marsit për Botërorin: “Gattuso është pranë djemve; ka kushtet për të arritur aty ku duam. E rëndësishme është të mbërrijmë pa pengje në ditët vendimtare”.
Në Torino, në “Teatro Regio”, ku nderohet Gianluca Vialli, Buffon shtoi: “Është një kujtim i pashlyeshëm; na la një trashëgimi të jashtëzakonshme dhe gjithmonë solli seriozitet e besueshmëri”.