Højlund: Shpresoj të kthehem te goli, por rëndësi ka fitorja. Mund të luaj me Lukakun
20 Janar 2026
8:36
Alfred Lleshi
Rasmus Højlund kthehet në Danimarkë për një sfidë vendimtare të Napolit ndaj Kopenhagenit, në Champions League. Fitorja do të ishte kyçe për rrugëtimin europian dhe moralin, pas largimit nga kreu në kampionat. “Është bukur të rikthehem në këtë stadium, një emocion i veçantë.
Këtu kam shënuar golin tim të parë si profesionist, kam shënuar edhe me fanellën e United. Do të jetë një ndeshje e bukur, në një stadium të zjarrtë; kemi të njëjtat pikë. Ata kanë shumë cilësi dhe janë shumë të bashkuar. Shpresoj të kthehem te goli, por sonte duhet të fitojmë”.
Për mungesat: “Jemi të pafat, por kemi një grup shumë të fortë dhe mentalitet për të ecur përpara”. Për Lukakun: “Është i fortë, për mua mbetet idhull për t’u studiuar. Mund të luajmë bashkë; edhe si sulmues i dytë është në rregull”.
Për Conte dhe Gasperini: “Janë dy trajnerë të mëdhenj, shumë taktikë. Diferenca më e madhe është gjuha. Jam ndier shumë mirë si tek Atalanta, ashtu edhe tani te Napoli”.