E bujshme! Për herë të parë pas 21 vitesh, LeBron James nuk do të jetë titullar në “All Star Game”
20 Janar 2026
10:51
Telesport
Pas 21 sezonesh radhazi, LeBron James nuk do të jetë titullar në ndeshjen e madhe të “All Star Game” në NBA. Mungesa e yllit 41-vjeçar të Lakers në formacionin bazë, në sezonin e tij të 23-të në NBA, ka bërë bujë në media. Ai gjithmonë kishte filluar në pesëshen më të mirë që nga sezoni i tij i dytë.
Ndeshja All-Star 2026 do të luhet më 15 shkurt në Intuit Dome në Inglewood, shtëpia e Los Angeles Clippers. LeBron ende ka mundësinë të zgjidhet si rezervë, por topi tani është në fushën e trajnerëve të NBA-së, të cilët do të përcaktojnë 14 përzgjedhjet e tjera, shtatë për konferencë.
Listat e plota do të shpallen më 1 shkurt. LeBron ka luajtur në 24 ndeshje deri më tani këtë sezon, duke mesatarisht 22.6 pikë, 6.9 asistime dhe 5.9 rebaund për ndeshje. “King James” ka qenë MVP i ndeshjes All-Star Game tri herë në karrierën e tij.
Për sa I përket përzgjedhjeve, nuk ka surpriza të mëdha. Pesëshja titullare, pavarësisht pozicionit, duket realiste si një përfaqësim i vlerave të NBA-së. Këtë herë, kombinimi i votave të tifozëve (50%), lojtarëve aktualë të NBA-së (25%) dhe gazetarëve (25%) prodhoi një rezultat të besueshëm, jo vetëm nga pikëpamja teknike, por edhe nga popullariteti i lojtarëve.
Konferenca e Lindjes: Cade Cunningham (Detroit), Jalen Brunson (New York), Tyrese Maxey (Philadelphia), Jaylen Brown (Boston), Giannis Antetokounmpo (Milwaukee).
Konferenca e Perëndimit: Stephen Curry (Golden State), Alexander Shai (Oklahoma City), Luka Doncic (Lakers), Victor Wembanyama (San Antonio), Nikola Jokic (Denver).