Luka Doncic magjik për Lakers, ekipet e Miami, Toronto dhe Phoenix triumfojnë jashtë fushe
21 Janar 2026
8:29
Telesport
Fitorja e dytë radhazi për Lakers, që triumfuan sot 115-107 në fushën e rivalëve të Denver. Një ndeshje magjike për Luka Doncic, që realizoi një “triple double”, me 38 pikë, 13 rebound e 10 asist.
Jashtë fushe fiton edhe Miami, që triumfoi 130-117 në shtëpinë e Sacramento. Adebayo me 25 pikë u dallua për skuadrën nga Florida. Nuk zhgënjen Chicago, që mposhti 138-110 Clippers (Coby White 27 pikë).
Surprizon skuadra e Toronto, që falë 40 pikëve e 10 asist të Immanuel Quickley, mundi 145-127 Golden State jashtë fushe. Edhe Phoenix fiton në fushën e Philadelphia 116-110, ndeshje ku për miqtë u dallua Booker me 27 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Philadelphia – Phoenix, 110-116
Chicago – Clippers, 138-110
Houston – San Antonio, 111-106
Utah Jazz – Minnesota, 127-122
Denver – Lakers, 107-115
Golden State – Toronto, 127-145
Sacramento – Miami, 117-130