Nis raundi i dytë/ Alcaraz dhe Sabalenka avancojnë në Australian Open, fitore për Medvedev e Gauff
21 Janar 2026
11:27
Telesport
Ka nisur sot raundi i dytë i grand slam-it të Australian Open, turneu që zhvillohet në Melburn. Numri 1 në botë, spanjolli Carlos Alcaraz fitoi 3-0 (7-6, 6-3, 6-2) ndaj Yannick Hanfmann dhe kualifikohet më tej.
Në raundin e dytë avancojnë edhe rusët Andrey Rublev e Daniil Medvedev, që fituan 3-1 respektivisht ndaj Jaime Faria e Quentin Halys. Më tej shkon edhe amerikani Tommy Paul, që mundi 3-0 Thiago Tirante.
Te femrat, bjellorusja Aryna Sabalenka, numri 1 në botë, fitoi 2-0 (6-3, 6-1) ndaj Zhouxuan Bai. Në raundin e tretë shkon edhe tenistja ukrainase Elina Svitolina si dhe ajo kazake Yulia Putinseva.
Nga gara është eliminuar britanikja Emma Raducanu, ndërkohë që nuk zhgënjen tenistja amerikane Coco Gauff (fitoi 2-0 ndaj Olga Danilovic). Në raundin e tretë kualifikohen edhe rusja Mirra Andreeva e polakja Magda Linette.