Auron Deva ‘hipnotizon’ jurinë e Këngës Magjike: Në 2028-ën, në Eurovision!
“Mantra” e Auron Devës ia doli të hipnotizonte jurinë e “Këngës Magjike” për të rrëmbyer në mënyrë të menjëhershme pesë të gjelbra. Kjo habiti edhe Ardit Gjebrean që vetëm pak më parë u tha se po reagonin më ngadalë, por duket se Auroni ia doli t’i bënte të mos hezitonin aspak.
Madje, Deban Aderemi ka një vizion tepër ambicioz për konkurrentin e “New Artist”.
Ardit Gjebrea: Auron, faleminderit! Sa bëra dy hapa, papapa, 5 jeshile! Kjo është juria që dua!
Jonida Maliqi: Këto janë pritshmëritë që kemi ne! Duke dëgjuar artistë të tillë të rinj, ndaj kemi qenë gjatë gjithë kohës në dilemë.
Ardit Gjebrea: Tani s’ka më dilemë.
Jonida Maliqi: Jo, për atë absolutisht jo.
Ardit Gjebrea: Deban, dua të më flasësh tamam si ato të Wiwi Blog në Eurovision.
Deban Aderemi: Kjo është performanca që më pëlqen më shumë për të parë në Këngën Magjike si një teleshikues në shtëpi sepse mendoj që ndodhin shumë gjëra vizuale, shikoja monitorin aty, ishe perfekt dhe vokalisht je i mrekullueshëm. Sa i përket Eurovision, në 2028 duhet të të shohim aty.
Kaliopi bëri edhe një pyetje pak ngacmuese duke e përdorur përgjigjen për ta kthyer në një kompliment
Kaliopi: Sa i gjatë je?
Auron Deva: 165.
Kaliopi: Në 165 centimetra gjendet një univers zëri! Je i mrekullueshëm! Mund të bësh një karrierë shumë të madhe!
Enkel Demi theksoi se kjo është hera e parë që në një festival këndohet një këngë psikodelike, duke përmbyllur: “Je një vullkan ore djalë!”
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb