Moti i keq godet Greqinë/ Rrugët kthehen në lumenj, rrjedha e ujit merr para makinat. Ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona (VIDEO)
Moti i keq ka përfshirë Greqinë. Reshjet e dendura të shiut i kanë kthyer rrugët në lumenj, duke bllokuar rrugët.
Gjithashtu zona të ndryshme janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike. Autoritetet kanë njoftuar bllokimin e Metrosë.
Ndërsa rruga Kypseli është e bllokuar totalisht pasi është kthyer në një rrezik për qytetarët. Shirat e rrëmbyeshëm kanë marrë para edhe automjetet duke shkaktuar një situatë kaotike.
© BalkanWeb