PSG, stuhi rreth Lucas Hernandez. Denoncohet për trafik qëniesh njerëzore dhe punë në të zezë
22 Janar 2026
10:23
Alfred Lleshi
Jo në momentin më të mirë sportiv te PSG, ku këtë sezon ka rol rezervë, Lucas Hernandez përballet edhe me një çështje të rëndë jashtë fushës. Sipas “Paris-Match”, mbrojtësi francez dhe bashkëshortja e tij janë denoncuar për trafik qëniesh njerëzore dhe punë në të zezë. Avokatja e paditësve ka depozituar kallëzimin, ndërsa Prokuroria e Versajës ende nuk ka reaguar.
Hernandez akuzohet për shfrytëzimin e një familjeje kolumbiane, e punësuar pa kontratë të rregullt dhe pa respektuar oraret, nga shtatori 2024 deri në nëntor 2025. Ata kryenin role si roje sigurie, pastrimi, kuzhine dhe dado. Një nga denoncueset deklaron: “Erdha në situatë të parregullt. Dokumentet nuk ishin përgatitur…, nuk u bë kurrë asgjë”.
Pas një sherri në tetor 2025, iu ofruan kontrata “të përgatitura në fund”, me mospërputhje page dhe orari, përpara se familja t’i shkarkonte. “Psikologjikisht nuk jam mirë…, ndihem e përdorur dhe e keqtrajtuar”, – pohoi njëra nga denoncueset. Çështja do të hetohet nga drejtësia.