Djokovic dhe Sinner avancojnë në raundin e tretë të Australian Open, fitojnë edhe Swiatek e Gauff
22 Janar 2026
12:38
Telesport
Janë luajtur ndeshjet e radhës së raundit të dytë në grand slam të Australian Open. Tenisti italian Jannik Sinner, numri 2 në botë dhe kampion në fuqi, fitoi pa problem 3-0 (6-1, 6-4, 6-2) ndaj James Duckworth.
Në raundin e tretë avancon edhe kroati Marin Cilic e zvicerani Stanislas Wawrinka, ndërkohë që nga gara u eliminua greku Stefanos Tsitsipas.
Nuk zhgënjen serbi Novak Djokovic, që korri fitoren nr.101 në Australian Open. Ai mundi 3-0 (6-3, 6-2, 6-2) Francesco Mastrelli. Një biletë për më tej sigurojnë edhe Ben Shelton, Kharen Khachanov e Lorenzo Musetti.
Te femrat, fitore për dy nga tenistet pretendente: Iga Swiatek e Naomi Osaka. Polakja mundi 2-0 (6-2, 6-3) Marie Bouzkova, ndërsa japonezja eliminoi 2-1 (6-3, 4-6, 6-2) Sorana Cirstea.
Në ndeshjet e tjera për femra, janë kualifikuar belgia Elise Mertens, çekja Karolina Pliskova, amerikanet Madison Keys, Amanda Anisimova dhe Jessica Pegula.