Një largim dhe një afrim, Milan bisedime me ekipet e Premier League për dy transferime
23 Janar 2026
11:05
Telesport
Ardon Jashari është rikthyer prej javësh në stërvitje dhe po gjen formën e tij më të mirë, siç dëshmohet nga performanca e tij e fortë kundër Lecce. Santi Gimenez është rikuperuar nga problemi me kyçin e këmbës dhe premton të jetë një forcë e vërtetë për t’u llogaritur.
Edhe Niclas Fullkrug tashmë ka fituar tifozët falë golit të tij kundër Lecce. Por, te Milan, do të ketë gjithnjë e më pak vend për Ruben Loftus-Cheek, ndaj anglezi, i cili mbërriti në verën e vitit 2023 për 21.5 milionë euro, mund të largohet nga kuqezinjtë këtë afat kalimtar.
Aston Villa është shumë e interesuar për të, për të zëvendësuar të dëmtuarin Boubacar Kamara. Emery i ka kërkuar klubit mbështetje financiare për t’i ndihmuar ata të arrijnë objektivat e tyre sezonale. Ndaj, Loftus-Cheek duket të jetë kandidati ideal, por deri më tani nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare nga klubi anglez.
Milani e vlerëson mesfushorin e tyre, kontrata e të cilit skadon në vitin 2027, midis 12 dhe 15 milionë euro (por mund të pajtohet me më pak. Lojtari, kohët e fundit deklaroi dëshirën e tij për të qëndruar me kuqezinjtë, por perspektiva e kthimit në Premier League mund t’ia ndryshojë mendjen.
Milan synon mbrojtësin e kërkuar nga Massimiliano Allegri dhe emri më i lakuar është Diego Coppola, që luan për Brighton. Koha e tij në Angli nuk ka shkuar siç shpresohej (vetëm pesë paraqitje dhe më pak se 200 minuta në fushë) dhe lojtari do të kthehej me kënaqësi në Itali.