Rama në konferencë me Kos: Plani i Rritjes, urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët evropian
schedule12:34 – 21 Nëntor, 2025
Kryeministri Edi Rama zhvilloi konferencë të përbashkët për shtyp me komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, pas mbajtjes së Samitit për Planin e Rritjes të BE.
Rama deklaroi se Plani i Rritjes është një urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët evropian.
Kreu i qeverisë shtoi se në samit u diskutua për një sërë çështjesh.
“U mblodhëm për Samitin e Planit të Rritjes së BE, për Ballkanin Perëndimor. Një tryezë, për të bërë një bilanc, për të vlerësuar rezultatet e nismave të përbashkëta, angazhimet e reja, për të ndjekur kalendarin e detyrave që ka çdonjëri nga shtetet e BP, në raport me Planin e ri të Rritjes dhe për të diskutuar në fund, lidhur me gjithçka që secili ndjen të nevojshem të ndajë. Sot, kemi mbyllur një takim të frytshëm, me hapa konkretë të mëtejshëm, që e afrojnë më tej rajonin me BE, duke konfirmua se Plani i ri i Rritjes, është urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët evropian. Roaming, me marrëveshjen e re, do të përfshihet për qytetarët tanë, në regjimin e BE, hap i rëndësishëm, pas pagesave, duke kursyer dhjetëra miliona euro. Ndërlidhja me korridoret evropiane vazhdon të mbetet prioritet dhe të financohet nga BE. Identiteti digjital do të vlejë edhe për aktivitete të tjera. Folëm edhe për përafrimin në aspektin industrial dhe turizmin, si një komponent që duhet fuqizuar. Mendoj se kemi hapur shteg tjetër për të bashkëpunuar për fuqizimin e arsimit të lartë, përmes ndërkombëtarëzimit. Mund ta çojmë në një nivel tjetër. Falenderoj komisioneren, e cila është sërish në Shqipëri, pak ditë pas ditës historike, që hapëm të gjitha kapitujt për negociatat në BE, theksoi ai./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!



