Arqidioqeza Metropolitane reagon pas vdekjes të Simon Kullit. Tre ditë meshë përkujtimore në nder të Ipeshkvit të Vaut të Dejës
Arqidioqeza Metropolitane Tirane-Durrës ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Simon Kullit. Sipas njoftimi, arqidioqeza fton besimtarët katolikë për “Meshën e Shenjtë”, 3 ditë rresht për nder të Ipeshkvit të Vaut të Dejës.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta e Imzot Simon Kullit, Ipeshkvit të Sapës. Zoti e thirri pranë Vetës shërbëtorin e tij besnik, i cili me përkushtim, urtësi dhe dashuri i shërbyer Kishës dhe popullit të vet.
Lutemi për Kishën në Shqipëri, në mënyrë të veçantë për Dioqezën e Sapës. Arqipeshkvi ynë na fton që ta kujtojmë dhe të lutemi për shpirtin e tij gjatë Meshës së Shenjtë për tre ditë rresht. Zoti i dhuroftë pushim të pasosur dhe dritë të amshuar! U prehtë në paqe.”, shkruhej në njoftim.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb