SHBA/ I dënuar për trafik droge, Trump premton faljen e ish-presidentit të Hondurasit
Sondazh
Loading …
schedule14:35 – 29 Nëntor, 2025
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha dje në mbrëmje se do të falë ish-presidentin e Hondurasit, Juan Orlando Hernandez, i cili në vitin 2024 u dënua në Nju Jork për akuza për trafik droge dhe posedim armësh dhe u dënua me 45 vjet burg, sipas “CBS News”.
“Sipas shumë njerëzve që unë respektoj, Hernandez u trajtua shumë ashpër dhe padrejtësisht”, shkroi Trump në rrjete sociale.
Në mars të vitit të kaluar, Hernandez u dënua në një gjykatë amerikane për komplot për të importuar kokainë në SHBA.
Ai kishte shërbyer dy mandate si udhëheqës i kombit të Amerikës Qendrore me afërsisht 10 milionë banorë.
Postimi ishte pjesë e një mesazhi më të gjerë nga Trump që mbështet Tito Asfura-n për presidencën e Hondurasit.
Presidenti amerikan tha se SHBA-ja do ta mbështeste vendin nëse ai fitonte.
“Por, nëse Asfura humbet zgjedhjet këtë të diel, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të të bëjnë përpjekje të pashpresë – pasi një udhëheqës i gabuar mund të sjellë vetëm rezultate katastrofike për një vend, pavarësisht se cili vend është”, tha Trump.
Presidentja në largim e Hondurasit, Xiomara Castro ka mbajtur një qëndrim pragmatik dhe madje bashkëpunues në marrëdhëniet me administratën amerikane dhe ka pritur ne takime sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem dhe Gjeneralen e Ushtrisë Amerikane Laura Richardson, kur ajo ishte komandante e Komandës Jugore të SHBA-së.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!
Të ngjashme