Liverpool zgjohet në fund, Bournemouth bën spektakël në pjesën e parë (video)
24 Janar 2026
19:14
Telesport
Bournemouth është duke fituar 2-1 ndaj Liverpool në sfidën që po luhet në “Vitality Stadium”, e vlefshme për javën e 23-të në Premier League. Vendasit e drejtuar nga Andoni Iraola shënuan dy gola të shpejtë brenda pjesës së parë.
Pas një topi të gjatë të marrë nga mesfusha dhe asistit të Alex Scott, ishte braziliani Evanislon që mposhti patriotin e tij, Alisson. SHIKOGOLIN
Në minutën e 33-të ishte Alex Jimenez që dyfishoi shifrat për Bournemouth, pas asistit të James Hill. SHIKOGOLIN
Dy minuta më pas, Arne Slot bën një zëvendësim të detyruar. Dëmtohet Joe Gomez dhe në vend të tij futet japonezi Wataru Endo. Reagimi i të kuqve erdhi në fund të pjesës së parë, Dominik Szoboszlai kroson nga këndi, Virgil van Dijk shënon me kokë. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Bournemouth. SHIKOGOLIN