Rikthehen ndërhyrjet kirurgjikale në Otorinolaringologji në Spitalin e Gjirokastrës
schedule15:12 – 29 Nëntor, 2025
Në Spitalin Rajonal Gjirokastër janë rikthyer ndërhyrjet kirurgjikale të specialitetit Otorinolaringologji.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale deklaron se “këto ndërhyrje zgjerojnë gamën e procedurave kirurgjikale, me qëllim ofrimin e shërbimeve cilësore dhe bashkëkohore për komunitetin”.
“Së fundmi, ekipi mjekësor riktheu plotësisht funksionin normal të gjendrës submandibulare tek pacienti”, bën me dije MSHMS.
Spitali Rajonal i Gjirokastrës ofron të gjitha specialitetet si urgjenca, kirurgjia, pediatria, infektivi, radiologjia, patologjitë dhe i shërben 60 mijë banorëve të qarkut.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!