Man. United nuk njeh kufij në merkato, 120 milionë paundë për ish-yllin e Man. City
24 Janar 2026
21:09
Telesport
Edhe pse ende nuk dihet se kush do të jetë trajneri i sezonit të ardhshëm, pasi Michael Carrick do të jetë i përkohshëm në stolin e “Djajve të Kuq” dhe pritet të largohet në fund të sezonit, drejtuesit e Manchester United kanë filluar që tani të mendojnë për merkaton e verës.
Mediet angleze bëjnë me dije se objektivi madhor i Manchester United për verën e ardhshme do të jetë Cole Palmer, i cili nuk është se po kalon momente të mira te Chelsea dhe është gati të rikthehet në qytetin e tij, aty ku më parë ka qenë te rivalët e United, pikërisht te Manchester City.
Largimi i tij nga Chelsea nuk do të jetë edhe aq i lehtë, duke ditur që ka një kontratë afatgjatë me “Blutë” deri në vitin 2033, megjithatë “Djajtë e Kuq” do të porovojnë shanset e tyre për sulmuesin anglez dhe sipas burimeve të ndryshme janë të gatshëm të ofrojnë deri në 120 milionë paundë për Cole Palmer.